E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni-Shqipëri, një erë e re bashkëpunimi. Kryetarja e Kuvendit takon ambasadorin e ri të Japonisë.

   Mes Japonisë dhe Shqipërisë ka nisur një erë e re bashkëpunimi, tha sot ambasadori i ri të Japonisë, Hiroyasu Ando në takimin me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli.   I emëruar rishtaz në këtë detyrë dhe i ardhur për herë të parë në Shqipëri, ambasadori Ando shprehu kënaqësinë për rritjen e nivelit të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe forcimin e bashkëpunimit, veçanërisht, siç u shpreh ai,  pas vizitës së suksesshme të Kryeministrit Berisha në Japoni.   Kryetarja e Kuvendit nga ana e saj shprehu dëshirën për një rritje të bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë që tashmë ofron një klimë shumë inkurajuese për investimet e huaja dhe Japonisë, këtij vendi me një zhvillim të admirueshëm ekonomik në nivel global.   Ne tha zoti Ando, jemi shumë të interesuar për këtë bashkëpunim ekonomik dhe besoj se  investitorët japonez do të jenë gjithnjë e më prezent në Shqipëri.     Kryetarja e Kuvendit tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga Japonia ishte një mbështetje e madhe jo vetëm për Kosovën por për paqen e qëndrueshme në Ballkan, ndërsa ambasadori Ando theksoi se ashtu siç iu premtua edhe Kryeministrit Berisha gjatë vizitës së tij, Japonia e njohu shtetin e Kosovën brenda një kohe shumë të shkurtër.   Biseda më tej u ndal gjerësisht në forcimin e bashkpunimit parlamentar mes Japonisë dhe Shqipërisë.   Kryetarja e Kuvendit shprehu dëshirën për të pasur më shumë shkembime mes komisioneve parlamentare dhe grupeve të miqësisë dhe mori garanci nga ambasadori i Japonizë se ai do të angazhohet për nxitjen e këtij bashkëpunimi.   Kryetarja e Kuvendit i përcolli ambasadorit Ando përshëndetjet për Kryetarin e parlamentit të Japonisë, duke shprehur dëshirën për ta takuar në një vizitë të afërt zyrtare në Tiranë.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›