E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryetarja e Kuvendit takon ambasadoren e Maqedonisë.

  Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli priti sot në takim ambasadoren e Maqedonisë në Shqipëri.
Në fillim të takimit, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se marrëdhëniet mes dy vendeve në fusha të ndryshme janë shumë të rëndësishme edhe në planin e bashkëpunimit më të gjerë rajonal.
Gjatë bisedës u evidentua se vizitat e ndërsjellta gjatë vitit të kaluar mes autoriteteve më të larta të Shqipërisë dhe Maqedonisë janë tregues i punës së sukessshme që qeveritë dhe parlamentet e dyvendeve po kryejnë për marrëdhëniet dy palëshe.
Temë kryesore e bisedimeve mes Kryetares së Kuvendit dhe ambasadores maqedonase ishte projekti për ndërtimin e korridori 8.
Koridori 8 është prioritet për zhvillimin e infrastrukturës në rajon, dhe ka qenë për mua, një nga pikat e axhendës së diplomacisë parlamentare, përsa i përket rajonit. Me homologun  maqedonas Veljanovski dhe me kryetarin bullgar Pirinski, kemi rënë dakord që të nënshkruajmë një letër të përbashkët që do ti përcillet parlamenteve të vendeve të BE-së  dhe institucioneve më të rëndësishme europiane, për të kërkuar mbështetjen në relizimin e këtij projekti , u shpreh Kryetarja e Kuvendit.
Për këtë qëllim pritet të ketë një takim të kryetarëve të Parlamenteve të Shqipërisë, Maqedonisë e Bullgarisë së afërmi. Këtij takimi do ti paraprijë një mbledhje e deputetëve të komisioneve të veprimtarisë prodhuese të të dy Parlamenteve.
Duke trajtuar cështjen e integrimit në NATO, në takim u vu theksi tek krijimi i Kartës A5,  një inisiativë e re, ku veç Shqipërisë, Kroacisë e Maqedonisë, renditet Mali i  Zi dhe Bosnje- Hercegovina.
Kjo nisëm do të jetë dhe tema e takimeve të deputetëve të komisioneve parlamentare  të mbrojtjes së 5 vendeve në muajin e ardhshëm.
Është një inisiativë shumë pozitive dhe e rëndëishme për të ardhmen e rajonit , u shpreh ambasadorja, duke theksuar se ajo personalisht është e angazhuar për realizimin e këtyre takimeve ndërparlamentare."
Në takim u fol edhe për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën ekonomike me qëllim ngritjen e një forumi të përbashkët biznesi.        
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›