E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni/ Të paktën 10 persona humbin jetën nga moti i keq

Të paktën 10 persona humbën jetën nga shirat e rrëmbyeshëm që ranë gjatë fundjavës në jug të Japonisë duke shkaktuar shkarje të tokës dhe përmbytje, sipas një bilanci të publikuar sot. ''Sot në ishullin jugor të Kyushu u nxorën nga një makinë e mbetur nën baltë trupi i një burri dhe një gruaje dhe një fëmijë pesë vjeçar u gjet i mbytur pasi ishte rrëmbyer nga një përrua'', theksoi një zëdhënës i policisë lokale. Shtatë persona të tjerë u gjetën të vdekur në rajon gjatë fundjavës, ndërkohë që një grua 61-vjeçare dhe vajza e saj 34 vjeçe, shtëpia e të cilave u përmbyt nga shkarjet e tokës, rezultojnë të zhdukura. Javën e kaluar nga shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet humbën jetën të paktën 16 persona dhe dy rezultuan të zhdukur në prefekturën e Yamaguchit, në perëndim të ishullit kryesor të Honshu, sipas bilancit të fundit

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›