E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, cunami provokoi dallgë prej 38.9 metra

Cunami shkatërrimtar i regjistruar në Japoni në 11 mars të këtij viti, i gjeneruar nga lëvizja sizmike me magnitudë 9 ballë, ka provokuar një dallgë me një rekord maksimal, prej 38,9 metra, dhe përfshiu gadishullin Omoe, në afërsi të qytetit të Miyako-s, në prefetkurën e Iwate-s.

Ka qenë ky rezultati i një studimit të zhvilluar nga Akio Okayasu, docent në universitetin e shkencave marine dhe teknologjisë, në Tokio. Që nga data 12 mars deri në 8 prill, një total prej 531 mijë të hujash kanë braktisur vendin.

Ndërkaq qeveria japoneze ka urdhëruar operatorin e impiantit bërthamor të dëmtuar muajin e kaluar të kompensojë familjet e prekura nga katastrofa natyrore.

Rreth 48 mijë familje, të cilat jetonin në rreze rreth 30 km nga impianti bërthamor i Fukushimas do të kompensohen për dëmet.

Kompensimi aktual mendohet të jetë provizor, me rreth 12 mijë dollarë për familje. Autoritetet njoftojnë se kompensimi do të fillojë me datë 28 prill.
Operatori i impiantit bërthamor të Fukushimas, Tepko akoma vijon me përpjekjet për stabilizimin e impiantit bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›