Topi intersohet për gjendjen e grevistëve para dhe tetraplegjik

Kreu i shtetit Bamir Topi është zyrtari i parë i cili interesohet për gjendjen e 23 personave me aftësi të kufizuar të cilët që nga pasditja e së enjtes kanë hyrë në grevë urie.
Burime nga presidenca deklarojnë për “Ora News” se një përfaqësi nga presidenca do të vizitojë nesër grevistët para dhe tetraplegjikë për tu njohur nga afër me kërkesat e tyre.
Ndërkohë 23 para dhe tetraplegjikë vijojnë ditën e tretë të grevës së urisë duke kërkuar rritjen e përfitimit të karburantit në 80 litra në muaj, rritjen e pagesës së paaftësisë sipas pagës minimale 10200 lekë, nga 9000 lekë që marrin aktualisht, rritjen e përfitimit të paketës higjieno-sanitare në vlerën 30000 lekë në muaj, respektimin e ligjit “për të drejtën e strehimit” dhe ngritjen e një ambienti çlodhës në bregdet.