Meta paraqet Shqipërinë në Uashington

Meta u shpreh së tërheqja e investimeve te huaja ne vendet e Evropës Juglindore duhet të jetë prioritet kryesor, duke shtuar së Shqipëria dhe fqinjët e saj kanë avantazhe që lidhen me krijimin e një tregu vibrant e me krahë të lirë punë, politika fleksibël të punës, si dhe potenciale gjithnjë në rritje te produktivitetit. Për të gjitha këto arsye, tha z. Meta, rajoni ynë renditet si një nga destinacionet me tërheqëse ne Evropë për investimet e huaja.
Ne vazhdim, kreu i LSI-së ofroi një ekspoze të realitetit ekonomik të Shqipërisë me theks te veçantë në reformat e ndërmarra nga Qeveria për krijimin e një ambienti sa me miqësor ndaj biznesit dhe veçanërisht për lehtësimin e barrës fiskale dhe burokratike për thithjen e investimeve. Z. Meta tha se Shqipëria është një vend tepër atraktiv dhe i sigurt për investitorët, të cilët duhet ta shohin atë si një portë hyrëse për tërë rajonin. Gjithashtu, z. Meta u shpreh se vendet e rajonit duhet të fokusohen më tepër në implementimin e rendit ligjor dhe ne rritjen e transparencës, me qellim efikasitetin në luftën ndaj korrupsionit, si nevojshmëri për sigurimin e investimeve afatgjata.
Duke iu përgjigjur interesit të të pranishmëve dhe pyetjeve të gazetarëve, z. Meta u shpreh se Shqipëria është përqendruar ne thithjen e investitorëve në ato sektorë si energjia apo burimet minerare për vetë mundësitë që vendi ofron, ndërkohë që vuri theksin në nevojën e përkushtimit ndaj te rinjve, formimit te tyre profesional dhe krijimit te sa me shume vendeve te reja të punës për ta. Meta ishte i ftuar të mbante një fjalim ne panelin mbi tërheqjen e investimeve të huaja në rajon, të drejtuar nga z. Erhard Busek, Presidenti i Forumit Ekonomik të Vjenës dhe me panelistë të tjerë si z. Wofgang Petritsch, Përfaqësues i Përhershëm Austriak ne OECD, z. Augusto Lopez Claros Drejtor i Global Indicators Group në Bankën Botërore dhe z. Zoran Jolevski, Ambasador i Maqedonisë në SHBA. /Start/
2012-03-28 14:27