E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, kompensim familjeve të dëmtuara

Qeveria japoneze ka urdhëruar operatorin e centralit bërthamor të dëmtuar nga tërmeti i muajit të kaluar që t`u paguajë dëmshpërblim familjeve të prekura nga radioaktiviteti.

Rreth 48 mijë familje që jetojnë rreth 30 kilometra larg centralit të Fukushimës do të marrin një ndihmë ekonomike.

Kompensimi parashikohet të jetë i përkohshëm, por më shumë detaje për të do të jepen në orët e mëvonshme. Operatori i centralit, Tepco, vazhdon të përpiqet për të rikthyer në normalitet impiantin bërthamor.

“Kompania në fjalë do të bëjë një pagesë të shpejtë dhe urgjente në mënyrë që të kompensojë humbjet e pësuara nga evakuimi dhe urdhërat për të qëndruar brenda shtëpive”, ka deklaruar zëdhënësi i qeverisë, Yukio Edano.

“Thelbi i idesë është që një familje të marrë 1 milion jen (12 mijë dollarë). Mendojmë se një pagesë e tillë është e mjaftueshme si një pagesë e përkohshme”, ka shtuar ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›