E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni mbyllet reaktori 2. Rrezikon te plase tjetri

E çara nga ku rridhte ujë me ndotje të lartë radioaktive është bllokuar në reaktorin numër 2, bën të ditur Tepco, i pari lajm vërtet i mirë që nga fillimi i krizës. Operacioni është përmbushur me sukses, deklaron agjencia që menaxhon reaktorin e Fukushimas falë injektimit të 6 mijë litrave lëng xhami për të solidifikuar mburojën rreth tubave nga ku dyshohej se rridhte lëngu radioaktiv në det ku shkaktoi ndotje 7/5 milioni  herë më tepër se norma.

Tepco, planifikon gjithashtu të injektojë azot në  reaktorin numër 1 per të evituar një shpërthim të mundshmë të provokuar nga akumulimi i hidrogjenit. Lajmin e bëri të ditur një funksionar i  agjencisë i cili tha se ka shqetësim në rritje për akumulimin në rritje të hidrogjenit brenda impiantit që nëse bie në kontakt me oksigjenin, mund të provokojë një shpërthim.

Megjithatë, pasojat e krizës bërthamore nuk rreshtin. Peshkimi në bregun verilindor është  fshirë nga cunami dhe çfarë mbijetoi është tashmë e prekur nga kontaminimi radioaktiv. Qeveria tenton të rikthejë besimin tek konsumatorët përmes testimeve të vazhdueshme të prodhimeve. Por shtete të ndryshme vazhdojnë të ndalojnë importet nga Japonia çka përbën një goditje mjaft të rëndë për Tokion që llogariste 1 miliardë e gjysmë euro eksport vetëm nga peshkimi çdo vit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›