Fushate ne diete. Berisha Asnje targe per zgjedhjet

Asnjë mjet i administratës dhe fond publik nuk do të përdoret gjatë fushatës për qëllime elektorale. Në mbledhjen e rradhës të qeverisë, kryeministri paralajmëroi daljen e një vendimi që do të ndalojë përdorim të fondeve dhe mjeteve të administratës. Duket se në vendim do të përfshihen institucione të ndryshme dhe policia e shtetit e cila do të kryejë disa prej veprimeve.
“Në fushatë elektorale nuk do mund të ketë asnjë targë zyrtare përveç atyre të sigurisë dhe gardës. Pjesëmarrja juaj në fushatë do të jetë vetëm me fondet e përcaktuara për partitë. Unë personalisht i kërkova partisë të marr me qera veturën time, por kjo do ndodhë me secilin prej jush” tha Berisha.
Në mbledhjen e qeverisë është folur dhe për një prej kërkesave të Komunitetit Muslyman Shqiptar, ku kërkohej ndihmë për të drejtën e pronësisë në truallin në qendër të Tiranës.
“Ka ndodhur që në zgjerim të rrugëve t’u merret tokë pronarëve dhe të mos i kompensohet. Kjo është një praktikë e dënueshme joligjore. Kjo ka ndodhur dhe me tokën e Komunitetit Musliman tek lulishtja e parlamentit që njihet si pronë e komunitetit musliman dhe kërkesa e Komunitetit drejtuar qeverisë që të merren masa për të kompensuar, vjen dhe vendimi i sotëm” tha Berisha.
Në mbledhje qeveria janë miratuar vendime që prekin turizmin. Kryeministri tha se gjatë javëve në vijim mbledhjet e qeverisë do të zhvillohen pasdite.
Florian Papadhimitri
Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 06 prill 2011 )