Kukës, i burgosuri tenton vetëvrasjen duke prerë damarët

Një i ndaluar nga policia ka tentuar vetëvrasjen mëngjesin e sotëm në një prej qelive të burgut të Kukësit.
Fatbardh Çaushi 41 vjeç I cili ndodhej në burg me akuzën e ushtrimit të dhunës ndaj bashkëshortes së tij ka tentuar të vetëvritet duke prerë damarët.
41-vjeçari është gjetur nga rojet e burgut të cilët e kanë dërguar menjëherë në spital ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Ndërkohë Prokuroria e Kukësit ka filluar hetimet se si ka depëruar mjeti prerës Brenda ambjenteve të burgut.