Japoni, perandori Akihito operohet në zemër

Perandori japonez, Akihito, i është nënshtruar një operacioni në zemër. Intervenimi, i cili ka zgjatur disa orë, thuhet të ketë përfunduar me sukses.
Akihito vuante nga ngushtimi i dy arterieve koronare. Mjekët e tij pritet të dalin në konferencë për media gjatë ditës.
Kompetencat e perandorit në Japoni janë mjaft të kufizuara. Por ai shihet si udhëheqësi dhe pika unifikuese në popull.