Greqi, vidhet muzeu i Olimpias, dorëhiqet ministri i Kulturës

Dy persona të maskuar thyen mbrojtëset e objekteve pasi kishin kërcënuar me armë dhe lidhur rojën e muzeut në qytetin e Olimpias. Krimi i shëmtuar ndodhi në muzeun antik të Olimpias, të quajtur "Muzeu i Lojërave Olimpike", dhe jo muzeu kryesor arkeologjik i qytetit antik olimpik.
Kryetari i bashkisë, Thymios Kotzias, tha se ishin vjedhur objekte me vlerë “të paçmueshme”, por se nuk dha detaje të tjera. Ministri i Kulturës, Pavlos Geroulanos, ka ofruar dorëheqjen, por ajo nuk është pranuar. Tanimë ai ndodhet rrugës për në Greqinë Perëndimore.
Vjedhësit e armatosur raportohet të kenë hyrë në muzeum rreth orës 07:30 të së premtes dhe kërkuan që punonjësja femër t’iu jepte objekte të ndryshme. Pas refuzimit, ajo u lidh dhe dy burrat vodhën më shumë se 60 objekte, shumica prej të cilëve statuja bronzi dhe balte.
Anekënd Greqisë, në kuadër të shkurtimit të shpenzimeve buxhetore, qeveria ka pushuar nga puna 1500 pjesëtarë të sigurisë së muzeumeve dhe arkeologë.
/Start/F. P/
2012-02-17 16:08