E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë-Serbi, përpjekje për marrëveshje

Prishtina dhe Beogradi do tëtentojnë dhe një herë të arrijnë një marrëveshje për bashkëpunimin rajonal, në një takim që do të fillojë të martën e ardhshme në Bruksel. Përfaqësuesi i BE-së në këto bisedime, Robert Cooper, nuk ka pranuar të japë detaje rreth formulave që po diskutohen për këtë çështje, por mediat kosovare kanë raportuar se pala kosovare është shprehur e gatshme të prezantohet në forumet rajonale përmes një marrëveshjeje e cila merr parasysh Rezolutën 1244, opinionin e GJND-së dhe Deklaratën e Pavarësisë.

Sipas zyrtarëve të BE-së, Cooper ka eksploruar ide të ndryshme me përfaqësuesit e Prishtinës gjatë javës në Prishtinë dhe me ata të Beogradit gjatë javës së kaluar në Vjenë.

“Është bërë progres, por ende nuk ka ndonjë marrëveshje. Kontaktet do të vazhdojnë me dy palët në ditët e ardhshme”, ka thënë një zyrtar europian për gazetën. E në takimin e 21 shkurtit, që është konfirmuar edhe zyrtarisht, sipas BE`së, përveç bashkëpunimit rajonal, do të diskutohet edhe për zbatimin e marrëveshjeve që janë arritur më herët.

“Ne shpresojmë se do të arrijmë një marrëveshje, por kjo ende nuk është e sigurt”, ka thënë një zyrtar i BE-së.
Kështundërmjetësuesi i BE-së, Robert Cooper ka deklaruar të mërkurën se shpreson që Prishtina dhe Beogradi të pajtohen për bashkëpunimin rajonal para samiti të BE-së, që mbahet në fillim të muajit mars, kur edhe pritet të vendoset rreth kandidaturës së Serbisë për anëtarësim në BE.

Shefi i ekipit serb në bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Borislav Stefanovic, ndërkaq ka deklaruar se data e vazhdimit të bisedimeve nuk është caktuar ende, edhe pse zëdhënësja e kryediplomates europiane ka deklaruar të enjten se raundi i ri do të mbahet më 21 shkurt. Megjithatë, Stefanovic ka thënë se pala serbe është e gatshme për dialog në çdo kohë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›