Trajkoviç: Referendumi favorizon Kosovën, Serbia ta shpallë të pavlefshëm

Rada Trajkoviç, mjeke dhe politikane serbe në Kosovë që vepron në Graçanicë, në një deklaratë të dhënë për shtyp, ka thënë se organizatorët e Referendumit janë para të gjithave autistë. “Atyre u intereson vetëm ajo që u pëlqen, sidomos promovimi partiak para zgjedhjeve në Serbi. Përcaktimi i tyre është të punojnë pa marrëveshje dhe pa shqetësim për qasje unike ndaj zgjidhjes së çështjes serbe në Kosovë”, ka thënë ajo.
“Jam e shqetësuar për pasojat sepse përgjigjja për Referendumin serb në Parlamentin e Kosovës në esencë e ka forcuar pozitën e Prishtinës. Thaçi ka zgjidhur qasjen multietnike ndaj problemit dhe ka marrë edhe përkrahjen e palës serbe. Të gjitha me përkrahje të bashkësisë ndërkombëtare. Vendimin do ta mbajë në sirtar deri në momentin që vlerëson se duhet të ndërhyjë. Është e nevojshme që Beogradi zyrtarisht dhe institucionalisht ta shpallë të pavlefshëm dhe ta hedhë poshtë këtë Referendum”, ka thënë Trajkoviç.