E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët rrëzojnë "New Born" në Bujanoc

Persona të paidentifikuar kanë dëmtuar mbrëmjen e djeshme monumentin prej dëbore "New Born", i cili u ndërtua në Bujanoc me borë. Monumenti ishte i ngjashëm me atë në Prishtinë. Disa ditë më parë, me nismën e një gazetari shqiptar Nagip Taipi, u ngrit ky monument dëbore në qendër të qytetit të Bujanocit në Luginën e Preshevës, si shenjë simbolike për festimin e pavarësisë së Kosovës. Mësohet se "New Born" është rrëzuar nga disa serbë lokalë, të cilët më pas kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Në ngritjen e tij kontribuan shumë aktivistë dhe qytetarë shqiptarë në këtë qytet të banuar me shqiptarë dhe serb. "New Born", sipas autorëve ishte edhe një shenjë proteste kundër taksave të vendosura të sigurimit për qytetarët e Luginës së Preshevës, të cilët së fundi e kanë të vështirë të udhëtojnë drejt Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›