Thellohet kriza në Danimarkë
Kopenhagë - Një tjetër vend I zhvilluar evropian ka hyrë në krizë. Sipas zyrës Kombëtare e Statistikave, në tremujorin e fundit të vitit 2008, vendi ka hyrë në një krizë të thellë ku shënohet një rënie prej 2,0 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, në krahasim me tremujorin e tretë. Ndërkohë, sipas të njëjtave burime,n Në tremujorin e tretë, GDP kishte shënuar një rënie me 0,8 për qind. Në terma vjetorë, GDP-ja e vendit skandinav, që provoi një krizë të shkurtër në fillim të 2008-s, ra me 3,9 për qind në tremujorin e fundit.