Obama, gati plani për tërheqje nga Iraku
Uashington - Shtëpia e Bardhë po përgatitet për politikat e tërheqjes së trupave amerikane nga Iraku. Vetë presidenti Obama ka deklaruar se do të shpallë planet për të tërhequr të gjitha trupat amerikane luftuese nga Iraku në gusht të vitit 2010, duke përmbushur kështu një premtim që ka bërë gjatë fushatës për t'i dhënë fund luftës jopopullore që ka përçarë amerikanët.
Data e tërheqjes shënon një çast të rëndësishëm historik në luftë. Vendimi i Obamës
përputhet gjithashtu me synimin e tij për të ndryshuar përqendrimin e ushtrisë amerikane nga Iraku në Afganistan dhe për të ulur deficitin buxhetor të SHBA-së, duke reduktuar pjesërisht kostot e luftës.