Finlanda hyn në recesion tremujorin e fundit të 2008
Helsinki - Kriza ekonomike ka ndikua ndjeshëm edhe Finlandën. Zyra Kombëtare finlandeze e Statistikave ka publikuar një raport lidhur me tremujorin e fundit ku theksohet se vendi hyri në recesion pasi Prodhimi i Brendshëm Bruto u ul me 1,3 për qind, pas një ulje me 0,3 për qind tremujorin e tretë, bëri të ditur Zyra Kombëtare finlandeze e Statistikave. "Finlanda është në recesion. Sipas shifrave paraprake, Prodhimi i Brendshëm Bruto u ul me 1,3 për qind tremujorin e fundit të vitit 2008 në raport me tremujorin e tretë'', deklaroi Zyra Kombëtare e Statistikave.