E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nobel për Paqe 2009, rekord kandidatësh

Oslo - Do të jetë e vështirë zgjedhja e nobelit për paqe të këtij viti. Janë plot 205 emra kandidatësh që kanë paraqitur kërkesat për një çmim të tillë. Shifra në fjalë shënon një rekord të kandidatëve që garojnë për Nobelin e Paqes. Lajmin e ka konfirmuar Instituti i Nobilit i cili thekson se ''Mes këtyre kandidaturave figurojnë 33 organizata dhe 172 individë''. Ndërkohë, sipas të njëjtave burime, mijëra persona si parlamentarë dhe ministra, laureatë të mëparshëm, anëtarë të disa instancave ndërkombëtare, profesorë universitetesh dhe njerëz të Nobelit vetë kanë të drejtë të propozojnë një kandidaturë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›