E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia shkundet nga tërmetet, nuk ka raporte për dëme

Një termet me fuqi me fuqi 4.9 rihter ka goditur sot në mëngjes Greqinë. Tërmeti është regjistruar nga Observatori Kombëtar i Gjeologjisë në orën 06:53. Lëkundjen janë ndierë më shumë në brigjet e Gjirit të Korinthit, 88 km në perëndim të Athinës. Deri tani nuk ka raporte për dëme.
 

Ndërsa pak minuta para orës 00:00 një lëkundje me shkallë 4.9 rihter është regjistruar në perëndim të Kretës. Epiqendra ka qenë rreth 333 km nga perëndimi i Athinës.
 

Sipas raportimit nga mediet greke, gjatë orëve të mëngjesit të sotëm janë regjistruar një sërë lëkundjesh me fuqi të ulët rihter, lëkundje të cilat janë ndierë edhe në jugun e Shqipërisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›