Japoni, qumësht dhe spinaq me radioaktivitet

Kompania e energjisë elektrike, e cila menaxhon shpërndarjen e saj në reaktorët e Fukushimas, tha se ka rikthyer elektricitetin në pjesët brendshmë të impianteve të dëmturara nga tërmeti dhe tsunami. Tepcod deklaroi se energjia është kthyer në reaktorët 5 dhe 6, dhe kjo i ka bërë ata edhe më optimist, pasi mund të realizojnë një ftohje të impianteve.
Megjithatë në reaktorin numër 3, e vetmja mënyrë për të realizuar ftohjen e pjesës së brendshme mbetet pompimi i ujit nga lart me helikopterë. Qeveria rriti nivelin e rrezikut nga 4 në 5 pikë, kur niveli ndërkombëtar është i një shkalle prej 7 pikësh. Niveli 5 sinjalizon një aksident me pasoja të mëdha, përfshirë këtu edhe çlirimin e materialeve radioaktive.
Në disa analiza të kryera në ushqime, qumshti dhe spinaqi të prodhuar në afërsi të impianteve të Fukushimas, ka nivele të larta të radioaktivitetit. Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i qeverisë. Ndërsa vetë kryeministri Naota Kan, i ka kërkuar opozitës së vendit një bashkëpunim për politika të përbashkëta për përballimin e krizës.