SHBA, Kongresi kërkon miratimin e ndërhyrjes ushtarake në Libi
Përfaqësuesit e Kongresit amerikan thanë se presidenti Barak Obama duhet të marrë miratimin e këtij institucioni për operacionet ushtarake në Libi.
“Fakti që Shtetet e Bashkuara duan të reagojnë ushtarakisht, nuk paraqet vetëm vendimin e OKB-së. Në Kushtetutë ekziston neni rreth angazhimit të forcave tona të armatosura”, tha përfaqësuesi demokrat, Denis Kuciniç.
“Presidenti nuk duhet të lejojë veprimin ushtarak në Libi pa votën e përfaqësuesve të popullit”, tha kryetari republikan, Riçard Lugar, i cili kujtoi se ish-Presidenti Ronald Regan, 25 vjet më parë ka kërkuar miratimin e Kongresit për bombardimin e Libisë.
Në anën tjetër, demokrati Xhon Larson tha se “rreth përdorimit të ushtrisë ndaj çdo vendi, madje edhe kundër regjimit brutal të kolonel Gadafit, duhet të njoftohet Kongresi dhe çdo gjë të bëhet në përputhje me Kushtetutën”.