Japoni radioaktiviteti mbi normen e lejuar. Tronditet bursa

Niveli i radioaktivitetit as 100 km larg Tokios është dhjetë herë më i lartë sesa normat e lajuara. Lajmin e bëri të ditur agjencia e lajmeve 'Kyodo', duke cituar burime të bashkisë. Edhe në kryeqytet është sionjalizuar një nivel radioaktiv në rritje, ndonëse jo në nivele alarmante.
Më herët zyrtarët japonezë pranuan se nivelet e radioaktivitetit rreth centralit bërthamor janë më të larta pas shpërthimit të tretë në njërin reaktor dhe zjarrit në tjetrin.
Kryeministri Naoto Kan u bëri thirrje njerëzve në rreze prej 30 km nga kompleksi në veri të Tokios të qëndrojnë në shtëpi dhe paralajmëroi për mundësinë e rrjedhjeve radioaktive. Zyrtarët thanë se 50 punonjës ende përpiqen të derdhin ujë në reaktorët për t'i ftohur. Në Tokio, 240 km më në jug, nivelet e radioaktiviteti u raportuan më të larta, kurse kompania ajrore kineze i anulloi fluturimet nga Pekini dhe Shangai për në kryeqytetin japonez.
Në bursë aksionet japoneze shënuan rënie prej 13 përqind, pas rënies së djeshme prej 7.6 përqind.