Irani, gati të bashkëpunojë me Obamën
Teherani është i gatshëm të bashkëpunojë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, për të përmirësuar marrëdhëniet me Uashingtonin, tha ministri i Jashtëm i Iranit, Manuçer Motaki, gjatë një sesioni të organizuar nga një gazetar i rrjetit CNN, i dërguar në forumin botëror ekonomik të Davosit. Gjatë debatit që u përqendrua te sfidat politike me të cilat do të përballet Presidenti i ri, Motaki, tha se kanë ikur kohët kur zëri i vetëm që dëgjohej qe ai i amerikanëve. "Tani ka ardhur çasti që amerikanët të dëgjojnë", shtoi. "Besoj se Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i duhet më shumë kohë për të shprehur objektivat dhe idealet e veta. Gjatë një sesioni të mëparshëm të forumit pesëditor ku marrin pjesë liderë të politikës e biznesit botëror, Motaki, vërejti se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vërenin "ambient më bashkëpunues, përfshi edhe Iranin" në rast se do të ndryshonte politikat në Lindjen e Mesme.
Në sesionin e drejtuar nga Kristian Amanpour, analiste e rrjetit CNN, Motaki foli bashkë me Presidentin kenian, Raul Odinga, disa ministra të Francës, Irakut e Afganistanit, ku merrte pjesë edhe Mohamed ElBaradei, inspektor armësh nukleare njëherësh edhe mbajtës i çmimit "Nobel". Pjesëtarët e panelit vërejtën se vëmendja e Obamës duhet të përqendrohet në Lindjen e Mesme, në luftën në Afganistan, në krizën humanitare në Zimbabve, si dhe te proliferimi nuklear.
Odinga e përshëndeti fitoren e postit presidencial nga Barak Obama, gjysmekenian, duke thënë se "tani në mbarë botën ka shumë më tepër shpresë". "Kenianët, ashtu si e gjithë bota u elektrizuan nga fushata dhe zgjedhja e Presidentit Obama", tha duke i bërë thirrje Presidentit të ri të bashkëpunojë me liderët "progresistë" afrikanë. "Unë u përkas atyre që besojnë se Afrika meriton më shumë", tha Odinga. "Për shkak të lidershipit të dobët, Afrika nuk ka qenë në gjendje të gjejë vendin e duhur në arenën ndërkombëtare.
Ministri i Jashtëm francez, Bernard Kushner, i hodhi poshtë ato qëndrime që e pozicionojnë shtetin e tij si antiamerikan duke thënë se "Ne nuk kemi qenë kurrë kundër Amerikës. Vetëm se nuk jemi dakord me disa politika amerikane". Vetë Obamën e përshkroi si "njeri me bindje që diti të hapë zemra e mendje".
Ministri afgan i Mbrojtjes, Abdul Rahim Vardak, i bëri thirrje Obamës ta kthente vendin e tij të përgjunjur nga konfliktet "në një pikë ku të përqendrohej lufta globale kundër terrorit", por kërkoi njëherësh mbështetjen e forcave ushtarake me investime për zhvillimin ekonomik dhe të infrastrukturës.
ElBaradei, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike i bëri thirrje Presidentit të ri amerikan të ndërmerrte hapat ligjorë që lipseshin për të zhdukur nga skena botërore armët nukleare në emër të një bote "më të sigurt, më të shëndetshme e më njerëzore". "A mund të ketë kuptim që ekzistojnë sot 27 mijë koka me mbushje nukleare", pyeti ElBaradei. "A mund të ketë kuptim që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë t‘i drejtojnë njëra-tjetrës armë nukleare?".