Tiranë, debate në këshillin bashkiak, Basha: Miratoni pr/vendimet
TIRANE- Këshilli bashkiak është mbledhur sot për të shqyrtuar dhe hedhur në votim 5 pr/vendimet e propozuara nga kryetari i bashkisë Lulzim Basha.
Mbledhja, e parë pas konstituimit në 25 korrik, nisi me debate, mes përfaqësuesve të këshilltarit socialist, Aldrin Dalipi dhe kryetarit të këshillit të bashkisë, Njazi Kosovrasti për rendin e ditës dhe votimin e dy këshilltarëve, të cilët sipas PS, nuk kishin mandat. Pas debatit këshilltarët PS u larguan.
KOSOVRASTI: TË VENDOSIM SOT SHFUQIZIMIN E 60 TARIFAVE, RAMA ABUZOI ME TO
Ora 19:30-Njazi Kosovrasti, kryetar i Këshillit Bashkiak theksoi se këtë mbrëmje do të shfuqizohen 60 tarifa që paguheshin nga qytetarët e Tiranës. Sipas Kosovrastit, vendosja e tarifës nga ana e ish-kryetarit Rama ishte e padrejtë. “Sot vendosim me votën tonë që 60 tarifa të shfuqizohen. Për fat të keq ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Rama dhe këshilltarët e tij, shumicë në këshillin e kaluar kanë shkelur një nen shumë të rëndësishëm, nenin 17. Ne shfuqizojmë sot 60 tarifa me të cilat Rama ka abuzuar me qytetarët e Tiranës.
BASHA: TE ULIM GJAKRAT, OPOZITA TE BASHKEPUNOJE
Ora 18: 20 Kryebashkiaku, Lulzim Basha, i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, ftoi opozitën për bashkëpunim. Ai tha se nevojitet vullneti për të “respektuar procedurën dhe të dëgjojmë njëri-tjetërin dhe qytetarët e Tiranës”.Basha tha se opozita duhet të japë shembullin europian. “Kërkoj të ulim gjakrat, të shtojmë bashkëpunimin me njëri-tjetrin”.
Kryebashkiaku Basha, shprehu keqardhjen për vendimin e përfaqësueseve të opozitës për braktisjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak.
"Shpresoj që vendimi tuaj, mos të jetë parathënia e vendimit të përhershëm të bojkotit. Mbetemi të hapur për një bashkëpunim", u tha Basha këshilltarëve të majtë.
Pas thirrjes së Kryebashkiakut për bashkëpunim, këshilltari i PS-së, Aldrin Dalipi tha se "mbledhja e Këshillit Bashkiak u deformua që në fillim dhe për këtë nuk mund të jemi pjesë e mbledhjes. Nuk ka mbledhje të rregullt, për këtë arsye do të largohemi".
Pas largimit të këshilltarëve socialistë, kryetari i bashkisë kërkoi miratimin e pr/vendimeve për të mbajtur premtimet ndaj qytetarëve.
PONI: KESHILLTARET E MAJTE DUAN TE DEMTOJNE MBLEDHJEN
Ora 18:00-Ferdinand Poni akuzoi këshilltarët e majtë se kërkojnë të dëmtojnë mbledhjen dhe rendin e saj të ditës. Ndërkohë këshilltarët e majtë janë larguar nga mbledhja. Disa nga propozimet e sotme janë shpallja qytetarë nderi e kryeministrit të Kuvajtit dhe aktores Eliza Dushku, vendimi i rëndësishëm për ristrukturimin e administratës së bashkisë, propozimin për lehtësime të biznesit, ulje taksash, projekvendimin për hapjen e tenderit për segmentin Shkolla Teknologjike-Qendra Kristal dhe rrethrrotullimin e doganës. Ndër të tjera janë betuar edhe dy këshulltarët e fundit të koalicionit "Aleanca për qytetarin".
DEBATI DALIPI-KOSOVRASTI
Ora 17:30-Këshilltari i majtë, Aldrin Dalipi kërkonin të fusnin në rend të ditës diskutimin për dhunën e ushtruar mbi dy punonjëset e Drejtorisë së Tatim-Taksave. PS kishte
kërkuar të mblidhej këshilli bashkiak për një mbledhje jashtë rradhe në Shtator, por nuk ishte pranuar. Ai kërkoi që Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, të raportojë për largimin e nëpunësve.
Nga ana e Kosovrastit kërkesa nuk ishte pranuar pasi nuk ishte e mbështetur në rregullore dhe ligj, ndaj dhe është refuzuar. Kryetari i Këshillit Bashkiak, Njazi Kosovrasti tha se, kërkesa nuk mbështetet në rregullore. “Në nenin 44 tregohen dy raste kur Kryetari i Bashkisë thirret të raportojë një herë në 6 muaj. Kjo ndodh vetëm për gjendjen financiare ose për funksionet e Bashkisë"
Sipas Dalipit propozimet janë futur në rendin e ditës duke u shkelur rregulloret dhe ligjet. Në emër të grupit të këshilltarëve socialistë denoncoi atë që ai e quajti "skandal: Votimin për rendin e ditës nga ana e 2 këshilltarëve që nuk kanë marrë mandatin"
“Po shkelni ligjin rregulloren. Po votojnë këshilltarë që nuk kanë marrë mandatin. Këta nuk mund të votojnë. Por s’keni faj jeni mësuar në KQZ”- i tha Dalipi duke iu drejtuar Kosovrastit. Në replikë Kosovrasti tha se "votat e këtyre këshilltarëve nuk u numëruan".
Pas debatit, (rreth orës 17:40 minuta), mbledhja u ndërpre për disa minuta, dhe më pas nisi sërish me debate, rreth orës 17: 50 minuta. Pas disa minutash, këshilltarët socialistë u larguan nga mbledhja.
Projekt vendimet janë:
1 Dhënia e titullit “Qytetar Nderi i Tiranës”, për Kryeministrin e Kuvajtit dhe aktoren e mirënjohur shqiptaro-amerikane, Eliza Dushku.
2 Kalimi i futboll-Klub “Tiranës” në një shoqëri aksionere, siç e kërkon dhe vendimi i fundit i Federatës Shqiptare të Futbollit.
3 –Struktura e re e bashkisë, që konsiston në krijimin e pesë drejtorive të përgjithshme dhe gjashtë drejtorive të tjera dhe ngritjen e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit. Në strukturën e re të bashkisë pritet të funksionojë për herë të parë Drejtoria e Turizmit, një Drejtori për investimet e huaja dhe Drejtoria e Përgjithshme e Investimeve Strategjike.
4- Eleminimi apo ulja e 60 taksave apo tarifave bashkiake
5- Pr/vendimi për hapjen e tenderit teknik për një segment të rëndësishëm të unazës së madhe, nga 'Shkolla Teknologjike' deri tek qendra 'Kristal'.
Këshilli bashkiak përbëhet nga 55 anëtarë, 28 prej të cilëve i përkasin koalicionit të djathtë "Aleanca për Qytetarin" dhe 27 koalicionit të majtë "Aleanca për të Ardhmen.
(d.b/s.g/BalkanWeb)