BB shton fondet e ndihmës për Shqipërinë
Banka Botërore shton fondin e ndihmës për Shqipërinë. Ndërkaq, 300 mln USD do të ofrohen për mbështetjen ndaj Shqipërisë për vitin 2011-2014.
BB shton fondin e ndihmës për Shqipërinë nga 275 në 300 mln USD. Tashmë 25 mln USD do të jenë fonde shtesë për zonat e përmbytura në Shkodër. Fondi është për sigurinë e digave dhe HEC-eve në Shkodër. 12.4 mln USD do të financohen për rehabilitimin e stacioneve të pompimit dhe 12.4 mln USD për kanalizimet në Shkodër.
BB ka deklaruar se Shqipëria është një vend me të ardhura mesatare e lidhur me këtë cështje, vlerësim ka marrë dhe sistemi elektronik i Prokurimeve.
“Sistemi elektronik i Prokurimeve demostron transparencë”. Kështu ka deklaruar përfaqësuesja e BB në vendin tonë.