Uiliam Bërns në vend të Xhim Stajnberg

Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton deklaroi se diplomati Uiliam Bërns, aktualisht drejtor politik i Departamentit të Shtetit, është emëruar në postin e dytë në agjenci.
Bërns, zyrtar me përvojë të madhe në shërbimin e jashtëm të Shteteve të Bashkuara, do të pasojë zv/sekretarin e shtetit, Xhim Stajnberg, i cili e lë administratën e presidentit Barak Obama për t`u kthyer në jetën akademike.
Bërns duhet të konfirmohet në Senat.