E Shtunë, 31 Tetor 2026

Karter takon kontraktorin e burgosur

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara Xhimi Karter është takuar me kontraktorin e burgosur në Kubë, por autoritetet kanë thënë se nuk kanë plane për lirimin e tij.

Njoftimi ishte zhgënjim për përkrahësit e amerikanit Alan Gros, pasi pritej se pas vizitës së 86 vjeçarit Karter ai do të mund të kthehej në shtëpi.

Gros vuan dënimin prej 15 vjet burg pasi u shpall fajtor se ilegalisht kishte sjellë pajisje të telekomunikimit në Kubë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›