Kuvendi miratoi Rezolutën për Luginën

Kuvendi i Kosovës me 74 vota për, katër kundër dhe asnjë abstenim miratoi Rezolutën për shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Iniciues i kësaj Rezolute ishte deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lutfi Haziri.
Ndër shtatë rekomandimet e tij, Haziri ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës, që të obligojë Qeverinë e Kosovës të hapë një Zyre në Prishtinë dhe në Gjilan për qytetarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e gjendjes së tyre në Luginë dhe atyre të cilët janë shpërngulur nga atje.
Po ashtu kërkohet që të rritet edhe bashkëpunimi në mes të institucioneve të Kosovës dhe përfaqësueseve të shqiptareve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në përputhje me vullnetin e shprehur në referendum për të drejtën e bashkëngjitjes me Kosovë. /Indeksonline/