E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, tërmet i fuqishëm në Tokio, mbi 60 të plagosur

Një tërmet I fortë goditi kryeqytetin e japonez dhe Japoninë qendrore mëngjesin e së martës, duke rrëzuar ushqimet dhe shishet nga raftet e dyqanit, duke bllokuar transportin dhe duke mbyllur një central bërthamor për efekte sigurie.
Tërmeti me magnitudë 6.5 ballë I shkallës Rihter tronditi shtëpitë në të gjithë rajoni e Tokios dhe shkaktoi pezullimin e shërbimit hekurudhor dhe mbylljen e autostradave për inspektime, por nuk ksihte njoftime të menjëhershme për dëmë të mëdha.
Televizioni publik "NHK" raportoi se mbi 60 persona janë palgosur kryesisht në Shizuoka, ku ndodhej dhe epiqendra e tërmetit. Epiqendra e tërmetit u regjistrua 20 km nën sipërfaqen e gjirit Suraga në prefektuarën Shizuoka, sipas Agjencisë Meteorologjike Japoneze.
Fotot e transmetuara në televizione shishe qelqi të thyera në dysheme, një redaksi televizive me videokasteta e rrëzuara nga raftet si dhe një tempull, pllakat e të cilit janë shkëputur dhe tregohen të shpërndara në terren në të gjithë rajonin Shizuoka.
" Gjithçka ka rënë poshtë nga tronditjet dhe pasi unë të kem konfirmuar sigurinë e çdo klienti, do të më duhet ta pastrojë të gjithë këtë"-tha një punonjës I një interneti kafepër stacionin televiziv lokal "TBS".
Kompania e fuqishme elektrike japoneze "Chubu" ndaloi veprimet e saj në centralin bërthamor në Hamaoka, pasi dy reaktorët, njësia 4 prej 1137 megavat dhe njësia e 5 prej 1267 megavat u mbyllën automatikisht pas lëkundjeve të tërmetit.
Ministria e Tregtisë foli për aktivizimin e alarmit për një radioaktivitet të lartë brenda njësisë numër 5, por nuk pati ndikim radioaktiv në mjedisin e jashtëm.
Tërmetet janë të zakonshme në Japoni, një nga zonat sizmike më aktive në botë.
Vendi llogarit rreth 20 % të tërmeteve botërore me magnitudë 6 ose më të lartë.
Në tetor të 2004, një tërmet me magnitudë 6.8 goditi rajonin Niigata në veri të Japonisë, duke I marrë jetën 65 personave dhe duke plagosur mbi 3000 të tjerë.
Ky ishte dhe tërmeti më vdekjeprurës që kur në 1995 një tërmet me magnitudë 7.3 goditi qytetin e Kobe, duke vrarë më shumë se 6400 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›