Kthehet i nxehti, temperaturat arrijnë deri në 40 gradë Celcius

Nga kjo e hënë vera fillon të ndjehet vërtet në Shqipëri. Meteoalb parashikon përmirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike, që pritet të arrijnë në ditën e mërkure dhe të enjte deri 39-40 gradë Celsius. Një lajm i mirë ky për gjithë qytetarët të cilëve iu është mohuar pushimi në plazh, për shkak të motiti të keq në fund të qershorit dhe fillimit të korrikut.
Parashikimi për muajin korrik flet për ditë më të favorshme plazhi. Nuk përjashtohet mundësia e vranësirave dhe rreshjeve të dobëta, të cilat gjithsesi nuk do të prishin planet tuaja për pushime në javët e mbetura të korrikut.