SHBA: Interneti burim kryesor i lajmeve

Lajmet gjithnjë e më shumë po lexohen në internet, ndërsa televizioni, radioja dhe shtypi po e humbin publikun. Kështu tregojnë rezultatet e një studimi në Shtetet e Bashkuara.
Studimi tregon se mjetet e komunikimit kanë bërë që shumë njerëz, lajmet t`i kuptojnë përmes internetit.
Sipas studimit, në dhjetor të vitit 2010, 41 % e amerikanëve thanë se lajmet kryesisht i lexojnë përmes internetit, në ndryshim nga 17 % në periudhën e njëjtë të vitit 2009.