E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia dhe Franca mbyllin ambasadat në Jemen

Jemen, 4 janar NOA Japonia e Franca u janë bashkuar Britanisë, Gjermanisë dhe SHBA-së duke mbyllur dyert e ambasadave në Jemen.

Tokjo vendosi ti vërë kyçin selisë diplomatike në Sanaa pas njoftimeve për tensionim të situatës në vendin arab për shkak të përplasjeve të policisë e ushtrisë me guerrilasit e Al Kaedës. Arsyet e sigurisë kanë detyruar edhe Parisin të mbyllë ambasadën. Por ndryshe ka vepruar Italia e cila përkohësisht vendosi të bajt hapur ambasadën. k.k/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›