Operacionet e suksesshme antiterroriste, rihapet ambasada e SHBA në Jemen

Jemen, 5 janar, NOA - Pas dy ditësh mbyllje për shkak të kërcënimeve të degës rajonale të Al Kaidës në Jemen, ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë vend është hapur sërish. Një fakt të tillë e kanë pohuar autoritete të larta amerikane, ndërsa lajmi është konfirmuar edhe në faqen zyrtare të internetit të ambasadës së SHBA-ve.
Sipas saj, forcat e sigurisë së Jemenit të hënën kanë kryer operacione të suksesshme antiterroriste duke adresuar fusha të caktuara të shqetësimit në veri të kryeqytetit Sana dhe ka qenë ky fakt që e ka shtyrë këtë ambasadë të vazhdojë punën normalisht. Diplomatët thanë se ambasadat britanike dhe franceze gjithashtu sot e vazhduan punën, por shërbimet konsullore të tyre mbeten të mbyllura për publikun. Ndërsa ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini pohoi se ambasada italiane në Jemen nuk ka për tu mbyllur. n.e/NOA