E Diel, 1 Nëntor 2026

Presidenti Ahmadinejad viziton Taxhikistanin

Presidenti i republikës myslimane të Iranit Mahmoud Ahmadinejad filloi ditën e hënë një vizitë zyrtare në Taxhikistan.
Pas një ceremonie mirëseardhjeje me roje nderi jashtë pallatit presidencial në kryeqytetin Dushanbe Tajik, Ahmadinejad zhvilloi bisedime me Presidentin e Taxhikistanit Rakhmon Emomali.
Të dy homologët diskutuan një gamë të gjerë çështjesh, ku para së gjithash ata i kushtuan rëndësi çështjes për bashkëpunimin ekonomik.
"Sot kur sistemi i ekonomisë së tregut të lirë ka rënë në kolaps, ne duhet që të mbajmë lidhje të ngushta midis dy vendeve tona ," tha Presidenti Ahmadinejad.
Të dy presidentët diskutuan gjithashtu edhe për çështjen bërthamore dhe situatën në Afganistan dhe në Pakistan.
Bisedimet më pas u pasuan nga një ceremoni nënshkrimi ku presidentët nënshkruan një numër marrëveshjesh për bashkëpunim në fushat e energjisë, transportit, bujqësisë, turizmit, minierave dhe ndërtimit të digave.
Presidenti Iranian në vazhdim u takua edhe me kryetarin e parlamentit iranian Tajik dhe me qytetarët që jetojnë në Taxhikistan.
Vizitën e ardhëshme Ahmadinexhad e ka në Turkmenistan, ku ai do të marrë pjesë në një ceremoni inauguruese për projektin e tubacionit të gazit. Në këtë projekt Turkmenistani do të japë gaz natyror për Iranin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›