E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama sot me këshilltarët e lartë të sigurisë, plan për rishikimin e masave antiterror

Uashington, 5 janar, NOA Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të rishikojnë masat në kuadrin e luftës antiterrorizëm. Një fakt i tillë do të jetë në qendër të një takimi që presidenti amerikan Barak Obama do të zhvillojë sot me këshilltarët e lartë të sigurisë në vend, të cilëve do tu kërkojë llogari pas tentativës së një 23-vjeçari nigerian për të sulmuar me bombë një aeroplan ditën e Krishtlindjeve.

Bëhet me dijeni paraprakisht se takimi në fjalë do të mbahet në Shtëpinë e Bardhë dhe aty do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë të agjencive të zbulimit, departamentit të Sigurisë së Atdheut dhe agjencitë për zbatimin e ligjit. Së bashku me presidentin Obama, ata do të diskutojë ndryshimet në politikat e sigurisë pas sulmit të dështuar në 25 dhjetor. Ato do të renditen krahas disa masave për rritjen e sigurisë që janë marrë tashmë nga autoritetet amerikane siç është ajo e vënies nën kontroll të rreptë për të hyrë në SHBA të udhëtarëve nga 14 vende, përfshirë Jemenin, Nigerinë, Arabinë Saudite, Afganistanin, Irakun dhe Iranin. Por njoftimet e shtypit amerikan thonë se pasagjerët nga Afganistani, Algjeria, Iraku, Libani, Libia, Nigeria, Pakistani, Arabia Saudite, Somalia dhe Jemeni to tu nënshtrohen gjithashtu kontrolleve më të hollësishme. n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›