Japonia do nxise investimet ne Shqiperi
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli u prit në Japoni nga homologu i saj, Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Takahiro Yokomichi, i cili e konsideroi vizitën e sonjës Topalli si gur themeli për një bashkëpunim konkret, në fusha të ndryshme. Kryetarja e Kuvendit vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë, e cila përmes projekteve të rëndësishme ka kontribuuar për fuqizimin e kapaciteteve institucionale, sociale dhe ekonomike të Shqipërisë. “Unë i besoj fort diplomacisë parlamentare dhe rolit të saj për të inkurajuar bashkëpunimin ekonomik. Shqipëria sot ofron shanse dhe potenciale të rëndësishme për investitorët e huaj. Vizita juaj në Tiranë do të shënojë një ngjarje historike në marrëdhëniet midis dy vendeve”- tha Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. Me interes reciprok shihen investimet në turizëm, miniera dhe energjetikë dhe bujqësi. “Dhomat e Biznesit duhet të përcjellin mesazhin se vendi juaj ofron potenciale me interes për investitorët japonezë”- tha homologu japonez i kryetares së Kuvendit Topalli. Z.Yokomichi shprehu mirënjohjen për solidaritetin e treguar nga Kryetarja Jozefina Topalli në emër të Parlamentit të Shqipërisë si dhe kontributin e qeverisë shqiptare ndaj momenteve të vështira që populli japonez përjetoi si pasojë e fatkeqësisë natyrore të marsit të një viti më parë. Të njëjta qendrime zonja Topalli i ndau dhe me Presidentin e Dhomës së Këshilltarëve, Kenji Hirata, teksa vunë në dukje se kjo vizitë, ka një domethënie të veçantë, pasi koincidon me 90-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona. Në takimin me Kryetarin e Grupit të Miqësisë dhe Nënkryetarin e Dhomës së Përfaqësueseve, vëmendja, kryetarja e Kuvendit tha se grupet e miqësisë kontribuojnë me shumë efikasitet në imazhin dhe promovimin e vendit dhe janë inkurajuesit më të mirë në bashkëpunimin ekonomik dhe afrimin e biznesit. Kryetarja e Kuvendit, Topalli u prit në një takim nga Zv/Ministri Parlamentar i MPJ së Japonisë, Takujiro Hamada. Gjatë vizitës së saj në japoni Topalli zhvilloi edhe një vizitë në kompaninë SONY.