Elbasan nje vit burg mjekut

Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Elbasanit ka shpallur fajtor dhe ka dënuar më një vit burg shtetasin Ylli Muça 45 vjeç , mjek familjeje në komunën e Gjergjanit në rrethin e Elbasanit nën akuzën e neglizhencës në mjekimin e një pacienti. Nisur nga deklarimet e familjarëve dhe provat e grumbulluara , në përfundimtare të gjykimit të çështjes prokurori Binas Nina ka kërkuar dënimin e mjekut 45 vjeçar me një vit burg. Pasi ka dëgjuar kërkesën përfundimtare të prokurorit trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtari Taulant Tafa ka lënë në fuqi të njëjtën masë dënimi.
Sipas trupit gjykues mjeku i familjes Ylli Muça me detyrë në komunën e Gjergjanit është shpallur i fajshëm pasi në 5 shtator 2008 ka vonuar dhe neglizhuar mjekimin e shtetasit Hajri Nasufi 45 vjeç nga fshati Murras i cili ishte paraqitur në gjëndje të rëndë fillimisht në qendrën shëndetësore të zonës së Cërrikut pas një aksidenti. Por mjeku duket se ka neglizhuar dhe pas disa orësh gjendja e tij është përkeqësuar. Viktima është transportuar nga familjarët me urgejncë në qendrën spitalore “Nënë Tereza “ në kryeqytet mjekët nuk kanë mundur ta shpëtojnë.Pas vdekjes së tij familja e 45 vjeçarit e denoncoi mjekun e familjes . Ky është dënimi i parë i kësaj natyre i dhënë pas kaq vitesh në Elbasan. Mjeku dhe avokati mbrojtës e kanë mohuar akuzën dhe kanë deklaruar se do ta apelojnë cështjen.