E Diel, 1 Nëntor 2026

Projektligji per arsimin Lehtesi per nxenesin mbrojtje per mesuesin

Reformat e zbatuara në arsimin bazë, të cilat vitet e fundit kanë dhënë rezultate pozitive duhet të përfshiheshin në ligj. Ky është mendimi i ekspertëve të arsimit sipas të cilëve projektligji për arsimin parauniversitar i përgjigjet zhvillimeve të kohës e njëkohësisht vendos sistemin tonë arsimor në një linjë me atë të vendeve evropiane.

Projektligji i ri për arsimin parauniversitar sipas specialistëve lehtëson nxënësin nëpërmjet zgjerimit të arsimit bazë në gjashtë vjet dhe integrimit të lëndëve, mbron mësuesin duke i dhëne atij një status të ngjashëm me atë të nëpunësit civil dhe i jep një autonomi më të madhe shkollës.

Projektligji i ri për arsimin parauniversitar po diskutohet në komisionin parlamentar të medias dhe edukimit për të kaluar më pas në seancë parlamentare, ku deputetet e Kuvendit do të vendosin për miratimin e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›