Berisha: Nuk do kandidoj për President

“Presidenti do të jetë figurë politike. Partia Demokratike ka disa drejtues të shkëlqyer për të kandiduar dhe kandidati do të zyrtarizohet sapo të hapet gara”, deklaroi kreu i qeverisë në një intervistë televizive mbrëmjen e sotme.
I pyetur nëse do të kandidojë për postin e Presidentit, Berisha e mohoi: “Kundërshtarët e mi mezi po presin Sali Berishën si kandidat për President, por nuk do ta shohin. Kam qenë President i Republikës. I qëndroj atyre zotimeve që u kam dhënë shqiptarëve. Kam bërë një fushatë elektorale ku kam premtuar edhe për deri në 2017-n. Unë si President s’i mbaj dot premtimet e dhëna”.
Sa i takon procesit të zgjedhjes së Kreut të Shtetit, kryeministri siguroi se zgjedhja do të jetë proces kushtetues. Duke argumentuar tezat e diskutuara për një president konsensual, Berisha tha se nuk mund të ndërhyhet në Kushtetutë. “Nuk ka gjë më pak serioze se sa të mendohet të ndërhyhet në Kushtetutë”, deklaroi ai.
/Start/E.B/
2012-01-11 22:58