E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japonia e gatshme të thellojë bashkëpunimin me Kosovën

Në ditën e tretë të vizitës së tij zyrtare në Japoni, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, ka takuar kryeministrin e Japonisë, Joshihiko Noda.

Në takimin me homologun e tij, Thaçi e ka falënderuar atë për mbështetjen që i ka dhënë Japonia Kosovës për 13 vjet.

“Kosova është një vend i vogël, por i mundësive të mëdha. Ne tani duhet të mbyllim kapitullin e asistencës dhe të hapim kapitullin e zhvillimit dhe investimeve. Kosova ofron mundësi të mëdha për investime sidomos në fushën e minierave, energjisë, bujqësisë dhe turizmit”, ka thënë Thaçi.

Homologu i tij japonez ka shprehur përkushtimin e tij dhe të Qeverisë së tij për thellimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe shtetit të Japonisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›