E Diel, 1 Nëntor 2026

Reagon Tirana zyrtare: Arrestimet në Preshevë, për përfitime politike

Tiranë- Ministria e Jashtme shqiptare ka reaguar përmes një deklarate për shtyp lidhur me arrestimet e 8 shqiptarëve në Luginën e Preshevës nga ana e policisë serbe duke shrehur shqetësimin se veprime të tilla dëmtojnë bashkëjetesen ndëretnike.

‘MPJ ndjek me vëmendje zhvillimet në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësim për bastisjet dhe arrestimet në fshatrat shqiptare në afërsi të Bujanovcit, ngjarje të cilat ndodhin në prag të heshtjes zgjedhore.

Rikthimi i retorikave me akuza për të ashtuquajturat krime lufte në Kosovë, gjatë procesit zgjedhor dhe me synim për përfitime politike, dëmton standardet demokratike dhe bashkëjetesën ndëretnike në vend- thuhet në deklaartën e MPJ-së.

Sipas Tiranës zyrtare të tilla veprime ‘nuk i shërbejnë mirëkuptimit dhe bashkëjetesës paqësore ndërmjet komuniteteve etnike në Serbi dhe as nuk janë në funksion të forcimit të marrëdhëniëve të fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit e integrimit rajonal dhe frymës së proceseve integruese në BE’.

Dje u raportua dhe më pas u konfirmuar nga Ministria e Brendshme serbe lajmi se 8 shqiptarë janë arrestuar në Luginën e Preshëvës pasi akuzohen nga prokuroria për krime ndaj popullatës serbe gjatë luftës në Kosovë.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›