Tunizi autoritet genjejne per viktimat

Të paktën 35 persona kanë mbetur viktimë e protestave të dhunshme në Tunizi, deklaroi gjatë drekës Federata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut në Paris.
Autoritet e kufizojnë numrin e të vdekurve në 14 të tillë, por nga raporte të panjohura numri është çuar edhe në 50.
Drejtuesi i Federatës, Souhayr Belhassen deklaroi se deri tani një listë me 35 emra të viktikameve, por numri i vërtetë i të vrarëve mund të jetë më i lartë. Sipas tij, raportet e pakonfirmuara janë më pranë të vërtetës.
”Numri i të vdekurve mund t’i ketë kaluar të 50 vetët”, deklaroi një tjetër zyrtar i lartë i organizatës. Protesta të fuqishme kanë shpërthyer në Tunizi dhe Algjeri gjatë ditëve të fundit, si pasojë e shtrenjtimit të kostos së jetesës dhe papunësisë në rritje.