Julian Assange serish perpara gjykates

Për seancën e sotme ishte zgjedhur gjykata Belmarsh Magistrate Court e ndërtuar disa vite më parë posaçërisht për gjykimin e të akuzuarve për terrorizëm.
Nën shoqërinë e dy gardianëve, përballë një xhamie të blinduar 39 vjeçari me origjinë australiane, ka ndjekur i qetë bashkëbisedimin mes avokatit, përfaqësueses të Suedisë dhe gjykatësit.
Të vetmet fjalë që ai shqiptoi në gjykatë ishte emri, adresa dhe mosha kur u pytet t’i deklaronte ato.
Njeriu që tronditi diplomacinë amerikane me publikimin e kabllogramëve, kërkohet të ekstradohet nga Suedija, për ngacmim seksual dhe përdhunim të dy grave ndodhur vitin e shkuar akuza të cilat ai i ka mohuar.
Nën drejtimin e gjykatësit Nicolas Evans seanca e sotme ka zgjatur vetëm 10 minuta ku është vendosur se kur do të zhvillohet seanca e ardhshme, ku do të shqyrtohet kërkesa e ekstradimit.
Gjykatësi Evans vendosi datat 7 dhe 8 shkurt për shqyrtuar kërkesën suedeze duke e lënë Assange të lirë me kusht duke u paraqitur, në polici dhe nën një monitorim elektronik.
Seanca e sotme është ndjekur nga më shumë se 200 gazetarë të mediave botërore duke transmetuar live nëpërmjet rrjetit social Twitter, zhvillimet në gjykatën londineze.
Falë këtij interesimi avokati mbrojtës Geofrey Roberson i kërkoi leje gjykatës që t’i shpërndajë medias argumentat kundra ekstradimit.
Gjykatësi Nicolas Evans e ka pranuar kërkesën duke lejuar shpërndarjen e këtij dokumenti në fillim të seancës së ardhshme.
Avokatët e Julian Assange që kundërshtojnë ekstradimin e kanë cilësuar atë si të motivuar politikisht me qëllimin final ekstradimin e tij në Amerikë.