Japonia i frikësohet cunamit shkatërrues

Ky skenar apokaliptik nuk tingëllon dhe aq i largët, po të mendohet se lëkundjet sizmike të 11 marsit 2011 mbërritën pikërisht fuqinë 9 shkallë.
Mundësia e një cunami të tillë të frikshëm përmendet në studimin e rishikuar të 9 viteve më parë, mbi rrezikun e tërmeteve nënujore, qe e vendoste asokohe lartësinë e dallgës vrastare në 20 metra, ndërsa tani e korrigjon në 35. Behet fjalë për skenarin më të keq te mundshëm te parashikuar nga specialistet.
Sipas tyre, dallga e shkaktuar prej një tërmeti të tillë do të godiste ne një vijë bregdetare prej gati 850 kilometrash dhe në afërsi të qytetit Kuroshio, në prefekturën e Kochiit, do të mbërrinte në 34,4 metra. Mundësia që diçka e tille të ndodhë vërtet mbetet e vogël, por mundësia nuk përjashtohet krejtësisht.