Japonia, kampione e botës

Japonia është bërë ekipi i parë aziatik që e fiton Kampionatin Botëror të futbollit të femrave.
Japonezet, të dielën mbrëma, i mposhtën në finale koleget nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm pas ekzekutimit të penalltive (3-1), pasi që loja e rregullt përfundonte 1-1, e ajo shtesë 2-2, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin Commerzbank Arena të Gjermanisë.
Homare Sawa ishte mrekullia japoneze, pasi që e shënoi golin e barazimit në minutën e 116-të të takimit, pasi Abby Wambach i kalonte SHBA-të në epërsi, disa minuta më parë.
Portieria japoneze Ayumi Kaihori ndali dy penallti të amerikaneve, ndërsa portieria amerikane Hope Solo ishte e aftë ta ndalte vetëm një 11 metërsh, që ishte e pamjaftueshme që skuadra e saj ta ngrit lart trofeun, për të cilin synim edhe kishte udhëtuar drejt Evropës.
Alex Morgan ia dha SHBA-ve epërsinë fillestare në minutën e 68-të, kurse Aya Miyama e barazoi rezultatin në minutën e 80-të. Në këtë eveniment mori pjesë një futbolliste kosovare. Bëhet fjalë për Fatmire Bajramajn, e cila e përfaqësoi Gjermaninë. Kurse, Suedia nuk e ftoi fare Kosovare Asllanin.