Japonia konfirmoi paktin e fshehtë me SHBA-në
Japonia sot për herë të parë ka konfirmuar ekzistencën e një pakti të fshehtë me SHBA-në, gjatë periudhës së Luftës së Ftohtë, me të cilin anijeve me ngarkesë bërthamore të SHBA-së i është lejuar hyrja në portet japoneze, e që binte ndesh me parimet e Tokios, të miratuara pas Luftës së Dytë Botërore.
Përderisa dokumentet e deklasifikuara në SHBA kanë konfirmuar ekzistencën e kësaj marrëveshje në vitet e 60-ta, me pranimin e djeshëm, Tokio i dha fund dekadave të tëra të mohimit zyrtar të marrëveshjes.
Me këtë pakt anijeve amerikane me ngarkesë bërthamore i lejohej hyrja në portet japoneze, shkelje kjo e zotimit të Japonisë se nuk do të prodhojë armë bërthamore dhe se nuk do të lejojë hyrjen e këtyre armëve në territorin e vet.
“Është për keqardhje se këto fakte nuk janë bërë publike për një kohë kaq të gjatë, madje as pas përfundimit të periudhës së Luftës së Ftohtë”, deklaroi Ministri i Jashtëm i Japonisë, Katsuya Jokada.
Ka tashmë disa vite që në Japoni kanë qarkulluar spekulime për ekzistencën e kësaj marrëveshje, prandaj ky pranim me gjasë nuk do të shokojë japonezët.