Izraeli dhe Siria me ambicie bërthamore
Rivalët në Lindjen e Mesme, Izraeli dhe Siria, që të dy konfirmuan sot ambiciet e tyre për të zhvilluar energji bërthamore, me Izraelin i cili përballet me mundësinë që plani i vet të joshë sërish vëmendjen në lidhje me aktivitetet e veta të fshehta bërthamore.
Këto dy shtete shpresat e tyre i shpalosën në Konferencën ndërkombëtare për energji civile bërthamore, e cila po zhvillohet në Paris, duke theksuar se energjia bërthamore i kontribuon më pak ngrohjes globale.
Këto kumtesa shtojnë mundësinë që programet bërthamore të Sirisë dhe të Izraelit të vendosen nën mikroskopin e inspektorëve ndërkombëtarë, për t’u siguruar që ato të mos e kalojnë vijën e ndaluar kah programet për armatim.
Për shembull, Irani po përballet me një trysni të jashtëzakonshme, për të dëshmuar se programi i vet bërthamor është paqësor.
Ministri izraelit për Infrastrukturë, Uzi Landau, theksoi se reaktorët bërthamorë, të ndërtuar në Izrael, do të jenë subjekt i kontrolleve të ashpra të sigurisë dhe theksoi se vendi i tij dëshiron që këta reaktorë t’i ndërtojë në bashkëpunim me shkencëtarët nga shtetet arabe.
“Izraeli gjithmonë e ka shqyrtuar mundësinë e energjisë bërthamore, për të reduktuar varësinë e vet nga thëngjilli”, tha Landau.