E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veç 90 objekte të legalizuara

Mbi 60 mijë objekte pa leje janë regjistruar rreth dy vite më parë në Komunën e Prishtinës. Qyshë në atë kohë, ka nisur edhe procesi i tyre për legalzimn e tyre, por deri më tash janë legalizuar vetëm 90 prej tyre.

Partitë opozitare dhe zyrtarë nga Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, thonë se procesi i legalizimit është duke shkuar ngadalë, por, zyrtarët komunal pohojnë se çdo gjë po shkon sipas dinamikës, shkruan gazeta “Zëri”.
“Procesi i legalizimeve nuk është i thjeshtë , sikurse nxjerrja e një certifikate të lindjes por është një proces kompleks me shumë hapa në procedurë , i “dhimbshëm” dhe i ndërlikuar profesionalisht , sepse na bie të trajtojmë objekte pa kritere dhe normativa teknike”, tha Hazir Zhitia, koordinator për çështje teknike në sektorin e Legalizimeve në Drejtorinë e Urbanizmit.

Ai njoftoi se nga 6158 aplikacione sa kanë ardhur në sektorin për legalizime , deri tash janë shqyrtuar 3200 lëndë, nga të cilat janë legalizuar 90 objekte pa leje, ndërkaq të tjerat , janë kthyer mbrapa për shkak të dokumentacioneve të pa kompletuara”, tha ai .

Sadri Ramabaja nga Lëvizja VV, ka shumë vërejtje për këtë që po bëhet me legalizimet. “Ky proces është i kundërligjshëm. Në fakt ky proces tashmë ka ngelur fare dhe mund të thuhet se po dështon”, tha ai.
Njësoj shprehet edhe Valdet Osmani, kryetar i Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës. “Zgjidhja më e mirë do të ishte që Planet Rregulluese t’i paraprijnë legalizimeve dhe nga kjo çdo objekt do t’u nënshtrohej kritereve sipas ligjit. E tek atëherë legalizimi do të ishte më i shpejtë..”, tha ai.
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›