E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonia perkujton viktimat teksa toka lekundet serish

Me një minutë heshtje Japonia ka përkujtuar viktimat një muaj pas tërmetit dhe cunamit ndërsa në verilindje të vendit toka u drodh sërish. Alarmi për cunami u lëshua në paqësor pas lëkundjeve 7.1 ballë që tronditën sërish ishullin, një muaj pas përballjes me murin gjigand të ujit që morri me vete gjithçka e shkaktoi afro 28 mijë viktima.

Lëkundjet u regjistruan në orën 17:16 minuta, sipas orës lokale në një thellësi 10 km me epiqendër në prefekturën e Fukushimës. Në centralin bërthamor u ndërpre energjia elektrike dhe punonjësit u evakuuan me urgjencë.

30 ditë pas tërmetit, përmes një letre të publikuar nga të përditshmet japoneze në Tokio, kryeministri japonez, Naoto Kan ka shprehur falenderime për solidaritetin ndërkombëtar.

Në frontin e sigurisë ekzekutivi ka vendosur të zgjerojë zonën e evakuuimit përreth Fukushimës që aktualisht mbetet në një rreze prej 20 km, por nivele të larta rezatimi janë matur edhe përtej kësaj zone. Zëdhënësi i qeverisë Jukio Edano ka kërkuar evakuuimin e një fshati rreth 40 km larg centralit.

Sipas tij evakuuimi mund të kryhet brenda muajit dhe nuk ka nevojë për urgjencë. Masa merret nën dyshimin se në një vit radioaktiviteti i akumualar aty mund të arrijë 20 milizivert ose më tepër.

Dalina Bitraku
  Azhornuar së fundi ( e hënë , 11 prill 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›